Nëse dëshironi që karantina juaj të jetë më atraktive, atëherë Radio KFOR-i në vijim ju paraqet dhjetë video lojërat më të sukëseshme të këtij viti:
- God of War – është një lojë aksion që për tu krijuar janë investuar 44 milion dollarë, nga producenti, John Hight.
- BloodBorne –një video lojë horror dhe aksion. Në këtë lojë janë investuar 25 milion dollarë për ta krijuar në versionin e Sony PlayStation.
- The Witcher – edhe kjo video lojë i takon zhanrit aksion, fantastiko shkencorë dhe për ta krijuar për Sony PlayStation është dashur të grumbullohen 81 milion dollarë.
- Fortnite – në krahasim me lojërat e lartëpërmendura, kjo lojë e cila është mjaft atraktive për të rinjtë është krijuar me 2.8 milion dollarë dhe sot është mjaft e popullariuzar.
- Grand Theft Auto 5 – gjithashtu është një lojë mjaft atraktive dhe e kërkuar në gjithë botën. Për tu krijuar i janë dashur 170 milion dollarë.
- FIFA 20 – për të gjithë adhuruesit e futbollit, kjo lojë është një mundësi e mire që të kënaqen duke luajtur me këtë sport. Për tu krijuar kjo lojë, janë dashur vetëm 70 dollarë dhe lirisht mund të themi se është loja më e popullarizuar e kohës.
- Call of Duty – një video lojë e krijuar për të gjithë adhuruesit e strategjive ushtarake të luftës. Loja u krijua për 600 milion dollarë.
- NBA 2k20 – Ju që e pëlqeni lojën e basketbollit, atëherë kjo lojë është e krijuar pikërisht për ju. Për tu krijuar kjo lojë, janë dashur 30 milion dollarë.
- The Sims 4 – është realizuar në vitin 2014 për të gjithë ata persona të cilët kanë dëshirë që të krijojnë një jetë virtuale. Loja u realizua për 4 milion dollarë.
- Need for Speed -e krijuar për të gjithë personat të cilët e kanë pasion ngasjen shpejtë të veturave. Kjo njiihet si një ndër lojërat më atraktive me vetura.