Kosova sot (16.04.2020) humbi gazetaren, reporteren, kompozitoren dhe këngëtaren e mirënjohur, Violeta Rexhepagiqi. E ndjera Rexhepagiqi kishte lindur në Prishtinë, më 16 Shkurt, të vitit 1965. Për publikun ajo u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikor “Vivien”, rreth vitit 1984. Ajo ndër vite e përfaqësoi Kosovën në festivale të ndryshme, pastaj punoi si gazetare, jo vetëm në Kosovë, por ajo raportoi edhe për mediumet e njohura, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS”, etj.
Kohëve të fundit, Znj. Rexhepagiqi punoi në Radio Televizionin publik të Kosovës “RTK”, duke përgatitur disa emisione dokumentare, si: “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj.
E ndjera Violeta, kohën e lirë e kalonte duke shkruar tekste dhe duke kompozuar këngë.