Radio KFOR-i kohë pas kohe do t’ju ofrojë disa fakte interesante, të çuditshme por edhe qesharake:
– Familja Mbretërore britanike mund të jetë më e famshmja në planet, mirëpo ka edhe shumë familje të tjera mbretërore. Në total janë 28 familje mbretërore që sundojnë në gjithsej 43 vende të botës, duke përfshirë Japoninë, Spanjën, Butanin, Tajlandën, Monakon, Suedinë, Hollandën, Lihtenshtajnin, etj.
– A e keni ditur se Kopenhaga është qyteti më miqësor në botë për biçikleta. Shumë vende në të gjithë botën po përpiqen të kopjojnë Kopenhagën në modelin e infrastrukturës dhe shtigjeve për biçikleta, duke inkurajuar banorët që të përdorin biçikleta si mënyrë transporti.
– A e keni ditur që bletët mund t’i njohin fytyrat tuaja. Ato i shohin fytyrat në një përmbledhje prej 5000 imazheve individuale apo ndryshe të njohura si pixels.