Në këtë kohë pandemike shumica e institucioneve kulturore dhe artistike po transferojnë programet e tyre online. Me këtë rast edhe ‘Baleti Kombëtar i Kosovës’, në një njoftim për media ka njoftuar se duke filluar nga data 16 prill, nga ora 19:00, çdo të enjte do të fillojë trasnmetimin online të shfaqjeve të tyre, në rrjetin social ‘Facebook’, që ishin paraparë në programin e tyre këtë vit.
“Shpresojmë që kjo gjendje do të përfundoj sa më shpejtë, që të rikthehemi në normalitet dhe të performojmë para publikut tonë të dashur”, thuhet në njofimin e tyre për media.
Shfaqja ‘Pushimi i Kalorësve’ nën koreografinë e Natalia Osipova, do të jetë shfaqja e parë që do të keni mundësi ta shikoni online, me datën 16 prill, nga ora 19:00.