Radio KFOR-i kohë pas kohe do t’ju ofrojë disa fakte interesante, të çuditshme por edhe qesharake:
– Shkrimtari, Stephen King, ka shitur disa nga tregimet e tij të shkurta vetëm për 1 dollarë, në mënyrë që studentët e filmit, të mund t’i përdorin ato tregime për të bërë filma. Ai i quante tregimet “Dollar Babies”.
– Gjumi i shkurtër gjatë ditës përmirëson qëndrueshmërinë tuaj, rritë krijimtarinë, zvogëlon stresin, përmirëson jetën tuaj seksuale si dhe ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.
– Në Romën e hershme, gudulisja është përdorur si një formë e torturuës. Këmbët e viktimës lyheshin me ujë e kripë, duke lejuar dhitë të lëpinin ato deri në dhimbje.