Të rinj të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë tanimë kanë mundësi që të ndjekin një trajnim online për tregimin e storieve, i cili do të organizohet këtë muaj, nga data 17 deri më 21 prill 2020, nga ‘The Youth Initiative for Human Rights’ (YIHR).
Ky trajnim i cili po organizohet në kuadër të projektit “Aktivistët e Rinj për Ndryshim”, do të mbahet nga trajnerë ndërkombëtarë dhe është i dizajnuar në atë mënyrë që t’iu ndihmojë të rinjve që të bëhen tregues të mirë të storieve.
Përmes këtij trajnimi pjesëmarrësit fitojnë njohuri se si mund të përdorin këto storie për të ngritur vetëdijen për të drejtat e njeriut, të drejtat e Komunitetit LGBTQ dhe çështjet e barazisë gjinore. Trajnimi është i hapur për të rinjtë e të gjitha komuniteteve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, përfshirë aktivistët e të drejtave të njeriut, të drejtave të Komunitetit LGBTQ, filmbërës të rinj dhe studentë të artit. Afati i fundit për aplikim është data 14 prill, 2020 dhe gjithë të interesuarit për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti, mund të aplikojnë përmes kësaj vegze: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeCnbLeRsojfA1HCGdOFhyOydnS0DaVu9Bvyb36CrdnMBVLNg/viewform
Projekti “Aktivistët e Rinj për Ndryshim”, synon të promovojë forma të ndryshme të artit në adresimin e të drejtave të njeriut si dhe bën bashkë 17 organizata nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Holanda.