Për të eksploruar botën e muzikës dhe për të fituar njohuri themelore për instrumentin e kitarës, Termokiss ofron kurse falas për të gjithë të interesuarit.
Kurset në fjalë do të mbahen nga kitaristi dhe tekstshkruesi, Besnik Rrmoku si dhe nga bateristi dhe njëherit kitaristi spanjoll, Jaime Garcia Romero. Pikërisht për këtë mundësi, Radio KFOR-i kontaktoi organizatorin e komunitetit në Termokiss, Gent Thaçi, i cili tha: “Ne si komunitet kemi për qëllim t’iu ofrojmë mundësi trajnimi atyre të rinjve që nuk kanë mundësi financiare apo edhe arsye tjera, pra ne në Termokiss organizojmë aktivitete të ndryshme, ku njëra ndër to është edhe mësimet për kitarë, të cilat do të mbahen çdo të mërkurë nga ora 14:30. Të gjithë ata që nuk kanë kitarë, mos të brengosen se ne i kemi disa kitare që do të përdoren përgjatë mësimit të notave të kitarës.”
Mos harroni, këto kurse mbahen çdo të mërkurë nga ora 16:30, në Termokiss.