Të folurit në publik është një prej frikave më të shpeshta që kanë njerëzit, e cila mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në karrierën e tyre.
Andaj, është shumë e rëndësishme që të rinjtë të ndjekin ligjërata dhe kurse të ndryshme për mposhtjen e kësaj frike. Një ligjëratë e tillë do të organizohet nesër, më 5 mars, nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. Ligjërata e titulluar “Teknikat e të Folurit në Publik” do të mbahet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Bibliotekën “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë ligjëratë do të përfshihen prezantime, aktivitete rekreative, diskutime, videoprezantime si dhe punë në grupe. Pjesë e kësaj ligjërate mund të bëhen të gjithë studentët e interesuar që vijojnë studimet në Universitetin e Prishtinës.