Qendra për Zhvillim të Karrierës organizon trajnim për shkrim të Projekt-Propozimeve. Të drejtë pjesëmarrje në këtë trajnim kanë të gjithë studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës. Procedurat e aplikimit bëhen përmes faqes ekarriera.uni-pr.edu, ku mund të kyçeni përmes numrit të ‘SEMS ID’, e në këtë faqe do të gjeni informacionet e nevojshme për aplikim. Trajnerja nga TLP Alumni, Genta Agaj, përmes këtij trajnimi ka për qëllim aftësimin e studentëve në shkrimin e projekt propozimeve, duke filluar nga identifikimi i mundësive për projekte dhe grante.
Trajnimi për Shkrim të Projekteve do të mbahet në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “ Pjetër Bogdani”, përgjatë datave 3 dhe 4 Mars, 2020.