Sot, 27 shkurt, ‘Forumi për Iniciativa Qytetare’ mbanë aktivtetin e radhës të projektit ‘Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OJQ-ve’ në Kosovë. Lidhur me këtë aktivitet, Radio KFOR-i ka kontaktuar Drejtoreshën ekzekutive të ‘Formumit për Iniciativa Qytetare’ dhe njëherit përfaqësuese e Qendrës Burimore të Kosovës e financuar nga Zyra e BE-së, Dajana Berisha, e cila ndër të tjera na tregoi se qëllimi i këtij projketi është t’u ndihmojë të gjitha organizatave pa dallim etnie: “Qëllimi është që të kontribuojmë sadopak drejt një shoqërie më demokratike nëpërmjet zhvilimit të kapaciteteve të organizatave joqeveritare që ato me punu, me ekzistu dhe me i mbijetu problemeve të ndryshme shoqërore dhe për të shërbyer si agjendë e ndryshimeve në politikëbërje. Aktualisht projekti i përfshinë të gjitha organizatat që operojnë kryesisht jashtë Prishtinës, në të gjitha komunat e Kosovës prej të gjitha komuniteteve entike por edhe linguistike. Projekti në të vërtetë ka disa komponente. E kemi ofrimin e Qendrës Burime të Kosovës, komplet ambientin zyreve të FIQ janë në dispozicion për përdorim falas nga të gjitha organizatat joqeveritare, njëkohësisht ofrojmë edhe të gjitha paketat e trajnimeve varësisht nga nevojat e tyre të cilat i kemi edhe të dixhitalizuara dhe mund të gjenden ne web.”
Znj. Berisha gjithashtu na informoi se ‘Forumi për Iniciativa Qytetare’ u del në ndihmë organizatave edhe me grante të cilat variojnë nga vlerat monetare për projeketet individuale e partnetite apo koalicone.
Ndryshe projekti ‘Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OJQ-ve’, financohet nga Bashkimi Evropian menaxhohet nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga e FIQ.