Sonte, 27 shkurt, me fillim nga ora 19:30, në teatrin ‘Dodona’ në Prishtinë do të jepet shfaqja ‘Harroje Holivudin’. Radio KFOR-i ka kontaktuar regjisorin, Faik Gashi i cili tha: “Kjo shfaqje do të jepet gjatë tërë vitit në repertoarin e teatrit ‘Dodona’ si dhe do të lëvizim në të gjitha teatrot e qyteteve të Kosovës, në ato vende ku janë të mundura realizimi teknik i shfaqjeve. Premiera është dhënë në janar, në ‘Dodona’. Kjo shfaqje ka si tematikë korrupsionin, me theks të veçantë në fakuletete ku bëhet fjalë për një djalë të talentuar i cili konkurron në Fakuletin e Artit, në Drejtimin e Aktrimit dhe refuzohet deri sa të shkojë tek pedagogu, i cili në këmbim të parave e pranon atë si kandidatë të mundshëm, për ta përgatitur për provimin pranues, mirëpo duke i ngritur kurthe.”
‘Harroje Holivudin’ është pjesë e ‘Skenës së Mbrëmjës’, pra është shfaqje për të rritur. Rezevimin e biletave mund ta bëni duke kontaktuar me teartin ‘Dodona’ edhe përmes faqes: http://facebook.com/teatri.dodona/