Për herë të 8-të këtë vit organizohet festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajonin e Ballkanit, ‘FemArt’, nga data 15 deri me 20 maj, 2020. Ky festival do të bashkojë të gjitha komunitetet ngae mbarë bota në një vend, për të prezantuar artin e tyre. Festivali është një platformë për inicimin dhe prezantimin e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë, duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe është një urë lidhëse për ndërtimin e paqes në rajon.
Në një komunikatë për media, ‘Qendra për Art Komunitet- Artpolis’, ka treguar për risitë që do të sjellë ky edicion këtë vit: “Programi i festivalit do të përfshijë tema të tilla si të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe feminizmin, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, drejtësinë tranzicionale, ndërtimin e paqes dhe pajtimin, të drejtat e LGBTQI, fuqizimin e grave, dhunën ndaj grave, dhuna në baza gjinore, tregimet e suksesesshme në shkëmbimet globale dhe rajonale e shumë të tjera.”
Prandaj, nëse jeni të interesuara që të prezantoni punën tuaj artistike në ndonjërën nga disiplinat e lartëpërmendura, aplikoni në: http://femart-ks.com/. Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 20 Mars 2020.