“Prishtina Hackerspace” e cila udhëheqë me hapësirën krijuese, eksperimentuese, të mërkurën (25.02.20), nga ora 18:00, organizon aktivitetin e radhës “Tech & Beer at PRNHS Pub”. “Në takim nuk do të ketë ndonjë përmbajtje apo folës, por do të ketë vetëm shoqërim”, kështu tha për Radio KFOR-in menaxheri i projekteve në këtë organizatë, Valmir Musatafa: “Këtë aktivitet joformal ne e organizojmë çdo muaj, ku mblidhet komuniteti i teknologjisë informative, zhvilluesit, programerët, ndërmarrësit, akademikët, blogerët të cilët kanë dëshirë me u taku edhe me komuniku edhe me të tjerët jashtë hapësirave të veta punuese, mi shkëmby përvojat e pse jo edhe me fillu ndonjë projekt së bashku.”
Aktiviteti “Tech & Beer” është i hapur për të gjithë, të pranishmit mund të hyjnë apo të largohen kur do që dëshirojnë, poashtu ata mund të mbajnë edhe prezantim të idesë apo punës së tyre.