Sot, 24 shkurt, duke filluar nga ora 20:00, në ambientin e kino ‘ARMATA’ artisti Vigan Nimani, do të sjellë “Prezantim i fotografisë”. Artisti, Vigan Nimani, ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka ekspozuar punët e tij në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Holandë.
Solo ekspozita e tij e fundit ishte “Properties of the Undeveloped”,në vitin 2017, në Galerinë Motrat në Prishtinë. Përveç pikturës, si medium kryesor artistik, Nimani gjithashtu merret me fotografi dhe muzikë, ai është pjesë e bendit “Tetris”.