Kino Armata vazhdon me shfaqjen e filmave, adhurues të filmave prodhim vendorë. Një film i veçantë që për herë të parë u shfaq në vitin 2017, do të rikthehet në ekranin e kësaj kinemaje në mbrëmjen e nesërme (19.02.20).
Bëhet fjalë për filmin “Me dasht’, me dasht’ me dasht”, në regji të Ilir Hasanaj, i cili siguron një takim të ngushtë me kreativitetin dhe tregon se si dashuria është energjia që qëndron pas të gjitha formave të artit, krijimit dhe kuriozitetit.
Ky film do të transmetohet në Kino Armata të mërkurën nga ora 20:00, titrat e filmit do të jenë në gjuhën angleze, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë.