Të shikoni fotografi në foto albume, të dëgjosh muzikë nga gramafoni, të telefonosh nga telefoni me kabllo, t’i shkruash letër dikujt të zemrës e të presësh që ajo të arrijë në destinacionin e synuar pas disa ditësh apo edhe javësh…, sa nga ne i kemi shijuar këto e shumë të tjera që ndoshta gjeneratat e reja as nuk e dijnë se për çka është fjala!
Mirëpo, çfarë do t’dëshironit ju të bëni diçka që në ditët e sotme konsiderohet si jashtë mode, mirëpo ju e pëlqeni dhe vazhdoni me tradita të vjetra, nër këtë temë na foli dëgjuesja e Radio KFOR-it Kujtesa, e cila tha se ia ka dalë mbanë të ruaj një traditë të hershme: “Unë nga gjyshja kam mësuar si në kohët më të hershmë të qëndisë, e këtë e bëjë me shumë qejf dhe pothuajse çdo ditë e ndaj kohën për qëndisje.”
Kur vjen puna te pagesat që bëjmë sot, dëgjuesja tjetër Vlera thotë: “Diçka që unë e bëjë në mënyrën e vjetër, është se ende bëjë pagesa me kesh. Përdorimi i kartelës së bankës mua më irriton sepse më duket që nëse bëjë pagësë përmes bankës, më duket që paratë më harxhohen shumë më shpejt”.
E dëgjuesit, Agonit, i mungon dërgimi i letrave me postë: “Si në kohët më të vjetra, kisha dashtë me dërgu letra me postë. Për shembull sot janë të ruajtura letrat e shumë artistëve që kanë komunikuar mes vete. E sot krejt çka bëjmë janë bisedat në messenger”.
Teknologjia sot, me zhvillimin e hovshëm të saj ka lehtësuar shumë jetën e njeriut dhe ka shkrirë shumë pajsije në një, por edhe na ka bërë që të ndjejmë mallëngjim për shumë pajisje e mënyra me të cilat kemi funksionuar dikur.