Sot, 19 shkurt, me fillim nga ora 12:00 ‘Këndi Amerikan’ ka ftuar të gjithë ata që kanë ose duan të nisnin një kompani të re, të marrin këshilla e mësime nga njerëz të cilët vijnë nga korporata të mëdha.
Duke e parë rolin e madh që korporatat e mëdha luajnë si pjesë integrale në ekosistemet fillestare, në ‘Këndin Amerikan’, po organizohet takim me folësit: Kevin Gordon Barrow që është themelues dhe drejtues i ‘Mark Labs’, Yisel Cabrera nga ‘Ford Motor Company Fund’ , Keith Loeber nga Microsoft (Student Developer Programs), Andrew Ryscavage nga ‘Monitor Deloitte’ dhe Michael Hauser që është mentor i bizneseve StartUp.
Të pranishmit do të kenë mundësi të kuptojnë e madje edhe të vendosin kontakte me korporatat, partneritetet strategjike, investimet e të cilëve mund të ndihmojnë në fillimin e kapitalit, infrastrukturës, rrjeteve dhe burimeve të nevojshme për fillimin e sipërmarrjes së tyre në nivelin e ardhshëm.