Radio është mediumi personal intim dhe më social në botë, kështu e ka cilësuar radion prezantuesi dhe aktori, Harry Von Zell. Pikërisht sot me 13 shkurt, bota shënon ‘Ditën e Radios’ duke vlerësuar lartë punën që bën kjo medie specifike duke dëpërtuar tek një audiencë e gjerë, duke kontribouar në promovimin e diversitetit dhe ndihmuar në krijimin e një bote më paqësore dhe gjithëpërfshirëse. Radio u shpik nga italiani i quajtur, Gugliemo Marconi, në vitin 1895. Fillimisht u quajt telegrafi pa tela, ku Marconi përdori valët e radios për të transmetuar ‘Kodin Morse’.
Radio K4 së vitin e kaluar festoi 20 vjetorin e themelimit. Në këtë 20 vjetor edhe menaxherja e Radio KFOR-it Emina Hyseni Shala, shënoi 20 vjetorin e punës, e cila rrugëtimin e saj në botën mediatike e nisi pikërisht si prezantuese në vitin 1999 duke u bërë zëri i parë i Radio KFOR-it. Për dëgjuesit tanë menaxherja, Hyseni, na tregoi për karrierën dhe përvojën shumë vjeçare dhe shumë unike për të: “Edhe pas 20 vitesh, unë prapë ruaj energjinë dhe dinamizmin i cili është më se i nevojshëm për punën në radio. Njerëzit të cilët e duan dhe punojnë në radio, zgjohen nga shtrati çdo ditë të emocionuar për të punuar punën që e duan. Kam provuar profesione të tjera në periudha të ndryshme të jetës sime, por kam gjetur që radio është në të vërtetë ajo që më përmbushë më së shumti. Ndoshta dashuria jonë për radio lind sepse është e lirë dhe e lehtë për t’u konsumuar. Por arsyeja që më pëlqen shumë të dëgjoj dhe të punoj në radio, është lidhja emocionale që radio bën me secilin dëgjues. Unë jam një adhuruese e madhe e radios dhe sot në ‘Ditën Botërore’ të saj, kam bindje se radio do të mbetet relevante edhe me ndikim të madh për shumë vite që vijnë.”
Magjia e radios qëndron në faktin se ky medium sjellë argëtim, informacion dhe udhëton me ju çdo ditë duke u bërë miku juaj në shtëpitë tuaja, në veturë, në vendin e punës dhe kudo që jeni.