“Careers in the Common Good” ka hapur aplikimet për “Youth Week 2020”, që do të mbahet në Budapest të Hungarisë prej dates 24 Korrik deri më 2 Gusht. ‘Let’s Do It Kosova’ është një nga partnerët e këtij aktiviteti këtë vit, i cili përkrahet edhe nga Erasmus +.
Për të mësuar më shumë rreth aktivitetit në fjalë, Radio KFOR-i kontaktoi, kordinatoren e Let’s Do it Kosova, Sherife Shabani: “Aktivitetet “Java e Rinisë” përfshinë në vete disa punëtori, ku të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për çështjet sociale, për qëndrueshmërinë dhe për progresin shoqëror. Po ashtu, gjatë këtyre punëtorive ata do të njihen edhe me shembuj konkret se si të përdoren njohuritë e tyre në jetën reale. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i zhvillojnë projektet e tyre, aftësitë e tyre prezantuese, duke përfshirë debate dhe negociata në një ambient të larmishëm ndërkulturor. Ne i inkurajojmë të gjithë të rinjtë të cilët janë të moshave 18-25 vjeç, që të aplikojnë dhe për gjithçka që atyre iu intereson ata munden të na kontaktojnë neve dhe ne jemi të gatshëm për t’i ndihmuar në procesin e aplikimit si dhe në të gjitha detajet e tjera që atyre munden t’iu interesoj”, kështu tha zonjusha Shabani. Të interesuarit mund të aplikojnë në këtë adresë elektronike: https://www.careersinthecommongood.com, deri më 31 mars 2020.