Kosova mbrëmë dhe sot është mbuluar nga reshjet e borës, dukë bërë që disa rrugë të jenë të vështira për qarkullim. Me këtë rast Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përmes faqes së tij zyrtare në ‘Facebook’, ka njoftuar se të gjitha rrugët janë pastruar për zhvillim normal të komunikacionit. Megjithatë, Abdixhiku ka apeluar për kujdes në vozitje duke treguar se të gjitha kompanitë përgjegjëse për pastrim janë mobilizuar dhe janë në terren për të mundësuar qarkullim normal.
Për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra telefoni të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës: 044 130 069 dhe 044-158-914.