Nga sot (27 Dhjetor) e deri më 2 Janar 2020, Termokiss do të organizoj festivalin vjetor „Krejt Ka Pak“. Vitin e kaluar ky festival është fokusuar tek arsimimi përmes edukimit jo-formal, ku është theksuar rëndësia e formave dhe burimeve të ndryshme të mësimit e të punës. Këtë vit ky festivali, i katërti me radhë, fokusohet tek pritshmërit dhe kthimi i tyre në realitet, pa pritur shumë gjatë. Poashtu do të ketë edhe aktivitete të tjera si: punëtori për fëmijë, pikturë, punëdore artizanale etj.
Në vegzën e mëposhtme mund ta gjeni programin e plotë të festivalit “Krejt Ka Pak IV”, që do të mbahet nga sot e deri me 02 Janar 2020 (E Enjte): https://www.facebook.com/Termokiss/