Sot dhe nesër ( 20 dhe 21 nëntor), në Hotel Emerald, në Prishtinë, do të mbahet konferenca regjionale, e titulluar “Media Sot: Ndryshimi i Paradigmës”.
Kjo konferencë e organizuar nga Organizata e Pavarur Mediale, K2.O, do t’i bëjë bashkë rreth njëqind gazetarë dhe redaktorë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, si dhe folës ndërkombëtarë prej shteteve të tjera.
Më shumë hollësi rreth përmbajtjes së konferencës respektive na tregon menaxherja e projektit, Aulonë Kadriu:
“Konferenca do të përqendrohet në pavarësinë dhe lirinë e mediave, përmbajtjet inovative dhe kreative gazetareske, modelet alternative për qëndrueshmëri financiare si dhe marrëdhënien mes mediave dhe komunitetit të përgjithshëm, e cila është duke ndryshuar vazhdimisht”, njoftoi për Radio KFOR-in, Aulona.
Kjo konferencë hapet, prej orës 09:00 nga Besa Luci, bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e Kosovo 2.0 dhe nga Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems në Hotel Emerald.