Me rastin e 20 vjetorit të Radio KFOR-it, ekipi i saj është duke vizituar qytete të ndryshme të Kosovës.
Sot (15 nëntor), Radio KFOR-i do ta vizitojë qytetin e Vushtrrisë, ku në qendër të saj do të vendoset tenda e Radios, nga ku do të ketë transmetim live, muzikë, lojë shpërblyese e shumë dhurata.
Të gjithë qytetarët e Vushtrrisë ftohen të bëhen pjesë e lojës shpërblyese, duke përpiluar një mesazh që përfshinë këto fjalë: paqe, tolerancë dhe Radio KFOR.
Çmimet kryesore që ofrohen janë: telefon i mençur, tablet dhe orë e mençur.
Për të kaluar momente të këndshme, ejani në qendër të Vushtrrisë nga ora 11 deri ne ora 13:00.
Për të ditur se cili do të jetë qyteti i radhës që Radio KFOR-i do ta vizitojë, por edhe për të ditur më shumë rreth historikut dhe sukseseve të shumta të saj, ju mund t’i gjeni ato në: www.radiokfor.com; Facebook: Radio KFOR 90.2 Shqip; Instagram: radiokforshqip.