“Klubi i Prodhuesve të Kosovës” dhe “Green Business Kosovo” do të organizojnë edicionin e katërt, “Green Festival” i cili i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë, me qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë eficiente dhe të riciklimit.
Ky Festival do të mbahet më 30 dhe 31 tetor në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë”, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të diskutojnë për trendet më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër.
Përgjatë dy ditëve, mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente ‘Green’.
Në këtë aktivitet, të pranishmit mund të njoftohen për teknologjinë e gjelbër dhe innovative, energjinë e rinovuar, urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin si dhe mbrojtjen e ambientit.