Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, ajo duhet të jetë jetike. Pabarazitë gjinore mbesin ende të theksuara në shoqëri, ku gratë nuk kanë qasje në punë të mirë dhe nuk paguhen njëjtë me gjininë mashkullore. Shumëherë, atyre iu refuzohet qasja në arsimin bazë si dhe në kujdesin shëndetësor.
UN Women, në bashkëpunim me artisten dhe aktivisten konceptuale, Alketa Xhafa-Mripa, sot në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë do të demonstrojnë potencialin e grave dhe vajzave të reja përmes veprave murale, të cilat bartin mesazhin qëndrimit të tyre ndaj shkeljes së të drejtave të tyre themelore.
UN Women është një kampion global për barazinë gjinore, e cila punon për të zhvilluar dhe ruajtur standardet, si dhe për të krijuar një mjedis ku çdo grua dhe vajzë mund të ushtrojë të drejtat e tyre njerëzore dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.