Për tre ditë me radhë artistë vendor dhe ndërkombëtar do të takohen së bashku në aktivitetin “Monotone / Music Dialogue”, i cili fillon sot (26 shtator), në Kino ARMATA.
Ekskluzivisht për Radio KFOR-in, drejtori i Kino ‘ARMATA’ , Alush Gashi tregoi për synimet e aktivitetit në fjalë.
“Fokusi i këtij eventi është dialogu mes muzikës ekspertimetale në përgjithësi. Do të ketë performanca, ligjerata, koncerte, muzikë ekspetimentale e filma që ndërlidhen me të, me qëllim të krijimit të njëfarë komunikimi ose urë komunikuese mes artistëve ndërkombëtar dhe vendor. Artistët ndërkombëtar, shumica prej tyre, përgjatë këtyre ditëve do të qëndrojnë në Kosovë, si një mundësi e mirë për të gjithë ata, jo veç për profesionistë të muzikës, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar për muzikën si një medium i komunikimit”.
Vlen theksuar se aktiviteti “Dialogu Muzikor” fillon sonte ,në ora 19:00, me performancën e Nenad Vujić nga Serbia, për të vazhduar tutje edhe me performanca të tjera, të parapara për këtë aktivitet.