Ndeshja Slloveni – Kosovë e para e fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2020, mbahet sonte (26 shtator), duke filluar nga ora 20:20, në Maribor të Sllovenisë.
Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj premton angazhim maksimal të hendbollisteve për paraqitje të denjë ndaj Sllovenisë e Gjermanisë, që janë kombëtare të nivelit të lartë.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Jemi shumë të kënaqura me atmosferën e krijuar brenda ekipit. Po përgatitemi maksimalisht që të kemi paraqitje sa më të denja, duke pasur parasysh kualitetin e ekipeve kundërshtare. Si ekip i ri që jemi, presim që të konsolidohemi dhe ta dërgojmë hendbollin kosovar një hap para”, ka theksuar kapitenia Leonora Demaj.
Ndeshja tjetër e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020, luhet me Gjermaninë, lojë e cila do të zhvillohet të dielën (28 shtator), në Prishtinë.