Këtë vikend (14-15 shtator), Prishtina do të mirëpres edicionin e 17-të me radhë të festivalit të fëmijëve “Ylberi i Prishtinës 2019”.
Festivali tashmë tradicional, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë, ndërsa sivjet mirëpret shumë ansamble e qendra kulturore të fëmijëve, jo vetëm nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe nga rajoni.
Defileu i ansambleve fillon në ora 17:00, nga platoja tek Komuna e vjetër për të vazhduar përgjatë shesheve të Prishtinës, ndërsa ceremonia fillon nga ora 18:00, në hapësirën e Amfiteatrit të hapur, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.