Sot (09 shtator), nga ora 18:00, “Kosovo 2.0” organizon edicionin e radhës të ‘Volume UP’ ku do të sjellë ndërmarrësin e “Forbes 30 Under 30 Europe”, mendimtarin futurist dhe ekspertin e qyteteve të mençura, Robert Heinecke, për të folur për luftën kundër ndotjes së ajrit.
Kjo vjen, pasiqë në vitet e fundit, Prishtina është karakterizuar nga problemi i përditshëm i ndotjes së ajrit, dhe jo vetëm gjatë dimrit. Edhe në shkallën evropiane, vlerësohet që ndotja e ajrit kushton rreth 1.6 trilionë euro në vit për shkak të sëmundjeve dhe vdekjeve. Pikërisht për këtë çështje, Heinecke thotë se pavarësisht situatës së rëndë dhe kualitetit të tmerrshëm të ajrit, prapë nuk kemi shumë ide se çfarë ndotës janë në ajrin që marrim frymë, për shkak se matjet nuk janë mjaft të sakta dhe thjesht nuk mjafton që problemi të kuptohet nga popullata e përgjithshme.
Në këtë edicion të ‘Volume UP’, Heinecke do ta adresojë rëndësinë e çështjeve të ndotjes së ajrit dhe do të flasë për atë se çfarë mund të bëjmë për ta luftuar këtë problem.
Siç ka njoftuar “K2.0” të gjithë të interesuar mund të regjistrohen për masterklasën e Robert Heinecke që do të mbahet më 10 shtator 2019, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, në Hub 2.0.
Regjistrimin mund ta bëni përmes linkut: https://kosovotwopointzero.com/volume-up-robert-heinecke-per-luften-kunder-ndotjes-se-ajrit/?register=true