Me gjithë të mirat që sjellë zhvillimi i teknologjisë, varësia nga pajisjet teknologjike është kthyer në një problem shoqëror.
Përdorimit i tepërt i telefonave mobil ka alarmuar tërë botën, ku organizata shoqërore e shëndetësore çdo muaj vijnë me lajme jo të mira, sa i përket ‘botës së shoqërisë teknologjike’.
Pikërisht për këtë shqetësim, Radio KFOR-i ka kontaktuar psikologen Antigona Qenaj, e cila tha se mbishfrytëzimi i telefonave mobil, ka larguar kontaktin e njerëzve, ngaqë edhe pse janë afër me njëri- tjetrin, psiqikisht janë të fokusuar në telefonat e tyre:
“Efektet sigurisht që janë të shumta, duke filluar me problemet e koncentrimt dhe me siocializimit, ku personat po mbyllen në botën e telefonit dhe nuk kanë shumë socializim me rrethin. Janë pasoja të ndërlidhura, është një zinxhir i pasojave nga përdorimi i telefonave. Probleme të tjera që shfaqen për shkaka të përdorimi të telefonave janë edhe vetmia, depresioni, ankthi dhe shkëputja totale prej realitetit. Përdorimi i telefonave na jep emocione vetëm në aspektin virtual, të cilat shpesh janë shumë të dëmshme, na bëjnë të ndjehemi jo të vlefshëm.”
Telefonat mobil kanë anët pozitive, mbajtjen e kontakteve dhe lidhjeve familjare e shoqërore, por sipas ekspertëve përdorimi i tepërt i telefonave mobil po i dëmton këtë lidhje.
Tashmë, varësia ndaj telefonit mobil së shpejti do të njihet si sëmundje. Madje, psikiatërit në SHBA, thonë që varësia nga teknologjia është sëmundje serioze psikike, e cila mund të sjell shumë pasoja tek njeriu si: depresionin, aksidente rrugore, si dhe ka krijuar një brez i cili nuk i njeh ndjenjat si dhe shumë pasoja të tjera.