“Superchangers” quhet punëtoria një ditore, në të cilën mund të marrin pjesë 20 studentë/e nga e gjithë Kosova, të cilët do të njihen me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe mund të mësojnë se si të përgatisin një kërkesë për qasje në dokumente publike.
Në fund të punëtorisë secili/a student/e do të dorëzojë nga një kërkesë për qasje në një vendim të ndonjë gjykate apo ndonjë dokument tjetër publik. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.
Aktiviteti i lartpërmendur, do të mbahet në Prishtinë, më datë 28 gusht (e mërkurë) 2019, me trajnere Flutura Kusari, ndërsa shpenzimet e ushqimit dhe transportit mbulohen nga “Youth Initiative for Human Rights – Kosovë”.
Të interesuarit mund të dërgojnë një CV dhe letër motivuese (max. 500 fjalë) deri më 23 gusht 2019, në ksoffice@yihr.org, ora 00:00.
Punëtoria “Superchangers” do të organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan.