Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët furnizohen me ujë nga kjo kompani, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale ujin e pijes.
Zëdhënësja e Kompanisë së Ujësjellësit Regjional “Prishtina”, Arjeta Mjeku, përmes frekuencave të Radio KFOR-it, u ka bërë apel qytetarëve që ta shfrytëzojnë drejtë ujin, në këto ditë me temperatura të larta:
“Niveli i ujit në liqenin e Badovcit po i afrohet -7 metrave, gati është -6.90 metra nën kuotën maksimale, ndërsa liqeni i Batllavës është -5.80 metra nën kuotën maksimale dhe për shkak që po bije vazhdimisht niveli i ujit në liqenet akumuluese, ujin ta përdorim për pije, higjienë , nevoja shtëpiake dhe asesi për destinime të paarsyeshme siç janë: larja e rrugëve, larja e trotuareve, ujitja e bahçeve, ujitja e kopshteve e arave, që realisht tash për tash po ndodhë në shumë fshatra që janë nën menaxhimin e kompanisë sonë”.
Zëdhënësja e KUR “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e shfrytëzimit të ujit në mënyrë që këto investime të kthen në mirë të të gjithëve:
“Nëse ata paguajnë rregullisht për shërbimet e ujësjellësit, ne të gjitha ato investime do ua rikthejmë qytetarëve, duke bërë edhe ndërtime të rezervuarëve të rinj”.
Aktualisht, në botë janë rreth 2.6 miliardë njerëz që jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit. Edhe pse Kosova nuk bënë pjesë në këto statistika, zëdhënësja e KUR “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë që nëse ne sot nuk e kursejmë ujin, do të vije një kohë që do të përballemi me mungesë të madhe të ujit.