Një ndër fenomenet shqetësuese që i atakon sidomos fëmijët, padyshim që është bullizmi apo ngacmimi, i cili është një fenomen cenues jo vetëm për integritetin personal të individit, por edhe të shoqërisë ku jetojmë.
Pikërisht për këtë çështje do të diskutohet nesër (09 gusht), në “7 Arte”në Mitrovicë, me ç ‘rast përveç këshillave të penalistëve të pranishëm : Tafil Peci – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Besana Shehaj – Psikologe, Arjeta Fejza – Mësimdhënëse e filozofisë dhe Donjeta Rexha – Mësimdhënëse e psikologjise, do të shfaqet poashtu filmi “Përtej vijave”, i realizuar nga nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Vlen nënvizuar se bullizmi manifestohet përmes sjelljes së personave që kanë tendencë dëmtimin e gjendjes fizike dhe psikologjike të një personi, i/e cila sulmohet nga një grup nxënësish në nxitje për ta bërë atë të ndihet sa më keq.
Përdorimi i rrjeteve sociale apo edhe bisedat e shpeshta ‘online’, bëhen burim kryesor i gjenerimit të konflikteve dhe ushtrimit të dhunës mes adoleshentëve brenda ambienteve të shkollës. Të tilla konflikte ku viktima janë fëmijët dhe abuzues- bashkëmoshatarët e tyre, janë shtuar shumë këto vitet e fundit, edhe ne vendin tonë.
Mendohet se janë disa shkaqe që e drejtojnë abuzuesin të shfaq prirje për të ushtruar dhunë abuzive ndaj personit tjetër.
Prandaj, kushdo që ka përjetuar gjatë rrugëtimit jetësor ngacmime të tilla, do të mund t’i shpalosni ato në kuadër të kësaj ngjarjeje.