Dashuria për muzikë dhe dëshira që talentin e tyre ta ndajnë edhe me publikun, bënë bashkë 4 vajzat nga Prishtina, Lisa Sahatçiu, Elisa Bruçi, Yllka Selimi edhe Lisa Kida, që të bashkohen dhe të formojnë bendin e veçantë – “Tuti Tuturumtu”.
Elisa Bruçi, Lisa Sahatçiu dhe Lisa Kida ishin sot (5 gusht) në studion e Radio KFOR-it, në emisionin ‘Macchiato Lounge’ bashkë me modetaroren, Vjosa Spahiu, ku shpalosën rrugëtimin e tyre si grup dhe perfomancat që kanë pasur.
Vlenë të theksohet se perfomanca e fundit e vajzave ishte në skenën e “Sunny Hill Festival” për të cilën njëzëri thanë që ishte një perfomancë që ato gjithmonë do ta kujtojnë.
“Ka qenë ndjenjë e mirë, fakti që kemi qenë në mesin e pjesëmarrësve me renome botërore, kemi qenë ndër performuesit e parë dhe patjetër që është shumë ndjenjë e mirë kur performon para një publiku të madh dhe e sheh që njerëzit po e pëlqejnë performancën tënde”, tha Elisa Bruçi.
Pas bisedave të shtumta, vajzat e “Tuti Turumtu” përmes frekuencave të Radio KFOR-it, patën edhe një mesazh për të rinjtë e vendit:
Lisa Sahatçiu: “Nëse keni dëshirë të bëni diçka, ka mënyra dhe nuk është e pamundur”
Lisa Kida: “Me çfarëdo që merrini kurrë mos u dorëzoni, nëse keni vështirësi, dijeni që jeni shumë pran suksesit”.
Grupi “Tuti Turumti”, është formuar vetëm një muaj më parë dhe megjithëse kanë shije të ndryshme muzikore, të katër vajzat e grupit, bashkojnë shijet e tyre për të sjellë muzikë të veçantë për publikun.
Të pyetura se kur do t’i shohim me projekte autoriale muzikore, Lisa Kida nga “Tuti Turumtu”, tha që tashmë janë duke menduar realizmin e një albumi, ndërsa një projekti muzikor mund ta presim së shpejti nga grupi.