“DokuFest” si aktivitet nuk paraqet vetëm një festival të dokumentarëve dhe të filmave, në fakt ndër vite “DokuFest” është rritur për të dhënë më shumë për komunitetin.
“Creative Europe Desk of Kosova” ka bashkuar forcat me organizatorët e “DokuFest” të organizojnë një panel për diskutim, ku të pranishëm do të jenë anëtarë nga “Creative Europe Desk” nga Sllovenia, Kroacia, Shqipëria si dhe nga Maqedonia Veriore.
Diskutimi në fjalë, i cili mbahet sot (05 gusht),në Hamamin e “Gazi Mehmet Pashës”, në Prizren, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit të komunitetit kulturor në nivelin rajonal dhe evropian, e gjithsesi mbështetjen dhe shkëmbimin e përvojave të mira.