“Mentoring our Future” që shërben si një program mentorimi për studentët e Kosovës, më 4 gusht nga ora 09:00, në “Bibliotën Kombëtare” në Prishtinë, organizojnë Panel diskutimi me menaxherin e Projekteve dhe Programeve me fokus në Teknologjinë Informative (IT) dhe Linguistikë, Sabri Tahiri.
Përgjatë prezantimit do të bëhet paraqitja e koncepteve themelore dhe kryesore në fushën e Menaxhimit të Projektit si dhe do të trajtohen probleme dhe shembuj praktik.
Në fund të kësaj klase, pjesëmarrësit do të mësojnë se cilat janë fazat kryesore të një projekti dhe çfarë funksioni kanë këto faza, si të definohen kërkesat dhe nevojat e projektit, dhe të sigurohen që në fund janë arritur të plotësohen këto kërkesa, si të caktohet buxheti për projekt, si të planifikohet projekti, si të krijohet një listë e detyrave dhe punëve, që duhen për të përfunduar projektin, si të vendosin një orar për gjithçka që duhet të ndodhë gjatë jetës së projektit, si të identifikohen rreziqet që i kanosen projektit dhe si të sigurohen se do të përfundojnë projektin dhe cilat janë detyrat përmbyllëse.
Për të ditur më shumë rreth biografisë së Sabri Tahirit, mund të vizitoni këtë faqe të internetit: