Këtë vit, Kosova bën histori në fushën e basketbollit, pasi për herë të parë do të jetë nikoqire e organizimit të “Kampionatit Evropian U2” për vajza. Pikërisht për këtë ngjarje, moderatori Fisnik Zymi, ka mirëpritur në emisionin e pasdites “Macchiato Lounge”, kryetrajnerin e Klubit të Kampionatit të Basketbollit “Prishtina”, Fidan Shatrin dhe kryetaren e klubit për vajza, Vlora Braha.
Për të sjellë kampionatin U20 në Prishtinë, qëndron një rrugë e gjatë dhe me shumë sfida për Klubin Basketbollistik “Prishtina”:
“E gjithë kjo ka ardhur nga puna e shkëlqyer që nga pranimi në FIBA falë punës që kemi treguar, kemi ardhur deri tek leja nga “FIBA Europe” për të organizuar ““Kampionatin Evropian U2” për vajza. Është hera e parë që marrim pjesë në këtë nivel, patjetër që duke falënderuar të gjitha vajzat që mbajnë fanellën e klubit, po që duhet të mendojmë për përforcime pasi që një garë e tillë kërkon një mobilizim më të madh”, tha kryetarja e klubit, Vlora Braha.
Ndeshjet U20 për vajza, do të fillojnë nga data 3 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2019. Nga ana tjetër, kryetrajneri Fidan Shatri, duke njohur kapacitetin e ekipeve garuese, tha që ata i pret një rrugë e vështirë, por që vetë organizimi i këtij tournamenti do të thotë shumë për Kosovën:
“I njoh të gjitha ekipet që do të luajnë pasi janë pjesë e kampionateve të kaluara, bëhet fjalë për superfuqi në basketboll. Mendoj që organizimi i këtij turnameti në Kosovës është i mirëseardhur për shumë arsye, derisa moshën mesatare të vajzave e kemi rreth 17 vjeç. Ne do të përgatitemi për garën, por jemi në eksplorim të lojtareve përforcuese, patjetër bashkë me ekipin bazë, pasi që kjo bazë e ka sjellur ekipin deri këtu”.
Përgjatë emisionit, u diskutua edhe për fondet që do të grumbullohen dhe do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Fare në fund, kujtojmë që moderator i “Kampionatit Evropian U20” për vajza do të jetë Fisnik Zymi, moderator në Radio KFOR.