“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë “ shënohet sot (30 korrik), e cila ka për qëllim të shënoj rolin që luan miqësia në promovimin e paqes në shumë kultura.
Lidhur me këtë ditë, Radio KFOR-i ka kontaktuar me asistentin e departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, i cili vlerësoi lart miqësisë si një ndër atributet kryesore të njeriut: “Njeriu për nga natyra ka nevojë për miqësi dhe në anën tjetër, miqësia është mundësi për t’u socializuar me njerëzit e tjerë. Njeriu është kërkues e përveç se kërkues është qenie sociale. Pra, miqësia e miqësimi janë atributet kryesore të njerëzimit. Pra, bota për një ditë i kushton këtij fenomeni një ditë të veçantë në kalendarin e saj. Miqësia është atribut themelor i njerëzve, i ofron njerëzit, i ofron mundësitë , i zgjedhë problemet, i ulë dallimet, krijon mundësi për zhvillim të barabartë, krijon mundësi të emancipimit të përgjithshëm dhe i ulë konfliktet. Për të gjithë dëgjuesit e radio KFOR-it them se ata të cilët kanë krijuar miqësi janë më mirë, kanë potencial më të mirë se ata që kanë armiqësi”.
“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë” u shpall në 2011, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me idenë se miqësia ndërmjet popujve, vendeve, kulturave dhe individëve mund të frymëzojë përpjekjet për paqe dhe të ndërtojë ura mes komuniteteve.