Zyra e EULEX –it në Kosovë, sot (27 qershor), në Hotelin Emerald, nga ora 09:00, organizon konferencën me temën “Perspektivat e të Rinjve për Ardhmërinë e Kosovës”, e cila ka për qëllim të nxisë debat të lira, me fokus të veçantë perspektivën e të rinjve, nga të rinjtë, me të rinjtë dhe për të rinjtë.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konferencë, të interesuarit duhet që të dhënat e tyre t’i dërgojnë në këtë adresë elektronike: Olympiada.Kosmopoulou@eulex-kosovo.eu, / Luca.Tesei@eulex-kosovo.eu/ si dhe mund të marrin informata shtesë në këta numra të telefonit: +383 49 78 4339 // Luca: +383 49 78 4342.