Sot (27.06.19), duke filluar nga ora 10:00, në Teatri “Istref Begolli” në Pejë fillon “Peja International Guitar Festival”, edicion ky i pesti me radhë.
Pjesëmarrës të festivalit në fjalë do të jenë: Hubert Käppel, Grisha Goryachev, Adriano Del Sal, Ehat Musa, Goran Krivokapic, Florian Larousse, Thomas Offermann, Ayşegül Koça, Edison Misso, Giannis Paleodimopoulos, Xhevdet Sahatxhija, Darko Bageski, Drilon Çoçaj. Edhe kësaj radhe pjesëmarrësit e festivalit do të jenë nga vende të ndryshme të botës, si nga Gjermania, Amerika, Rusia, Italia, Franca, etj.
Për më shumë informata rreth këtij festivali, mund të vizitoni faqen zyrtare: www.pejaguitarfestival.com