Të shtunën që lamë pas, (22.06.2019), në sallën e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në Prizren, dashamirë të shumtë të librit ishin mbledhur për të qenë pjesëmarrës në përurimin e 2 librave të gazetarit dhe dramaturgut të shquar, Osman Goranci.
Librat ”ZONJA ME MASKË” e zhanrit Dramë dhe”AUFËIEDERSEHEN herr DILI” Tragjikomedi u vlerësuan lartë nga ekspertët e lëmisë përkatëse, të cilët poashtu folën edhe për rolin e dramës dhe komedisë në shoqërinë e sotme mbarëshqiptare.
Vlen nënvizuar faktin se Osman Goranci ka edhe dhjetra shfaqje të vëna në skenën teatrale, në teatrot profesioniste dhe në teatrot amatore në Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Suharekë, Gjilan dhe Mitrovicë.
Është laureat i çmimeve të shumta mbarëkombëtare dhe teatro të shumta i kanë jetësuar në skenë dhjetra vepra të tij dramaturgjike.