Në Los Angeles të Kalifornisë këtë të diel (23.06.2019) është mbajtur mbrëmja e ndarjes së çmimeve ‘BET’. Kjo ceremoni nderon artistët afriko-amerikanët në muzikë, aktrim, sport, dhe fusha të tjera të argëtimit. Këto çmime ndahen çdo vit ndërsa edhe këtë vit artistja Beyonce ka fituar çmimin si artistja më e mirë kurse Cardi B është zgjedhur hip-hop artistja më e mirë.
Grupi muzikor ‘Migos’ është shpallur si grupi më i mirë i vitit ndërsa artisti Lil Baby është shpërblyer si artisti i ri më i mirë.
Më poshtë e keni listën e fituesve nga kjo mbrëmje:
Filmi më i mirë: “Blackkklansman”
Aktorja më e mirë: Regina King
Aktori më i mirë: Michael B. Jordan
Albumi i vitit: Cardi B, “Invasion of Privacy”
Sportisti i vitit: Stephen Curry
Sportistja e vitit: Serena Williams
Regjisori i videos më të mirë: Karena Evans
Aktori më i mirë ndërkombëtar: Burna Boy
Bashkëpunimi më i mirë: Travis Scott featuring Drake, “Sicko Mode”