Në këtë epokë ku të gjithë mund të jemi gazetarë, të shkruajmë, krijojmë, raportojmë dhe shpërndajmë informata në media sociale, përmes zhvillimit të teknologjisë, po bëhet çdo ditë e më i vështirë vlerësimi i lajmeve dhe informatave të vërteta.
Përveç kësaj, zhvillimi i teknologjisë po ndikon që të kemi poashtu vështirësi në dallimin e lajmeve të rreme dhe ato me qëllime të ndryshme manipuluese nga lajmet e sakta.
Për këtë asrye, GlobalGirl Media Kosova and Kosovalive sot (24.06.2019) deri më 27 qershor, në zyret e KosovaLive, mbajnë punëtori për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë njofuritë e duhura për mediat, lajmet, raportimin, aftësinë për t’i dalluar lajmet e vërteta nga ato të rreme, etj.
Të gjithë pjesëmarrësit, përveç njohurive të shumta që do të përfitojnë nga këto punëtori, ata poashtu do të pajisen me certifikatë për ndjekjen e trajnimit, i cili është falas.
Ky projekt mbështetet nga Girls’ Voices dhe GreaterGood dhe implementohet nga KosovaLive.