Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë të “Street Party Prishtina”, më 23 qershor, tek kafet e vogla, sërish do të realizohet kjo ngjarje për të mbështetur artistë dhe novatorë të rinj. Për edicionin e sivjetmë të këtij aktiviteti, tashmë tradicional, për Radio KFOR-in u prononcua organizatori, Ardin Badivuku:
“Jemi të kënaqur që kemi arritur të organizojmë edhe edicionin e dytë të ‘Prishtina Street Party’, bashkë me Next Level, kafiteritë te Kafet e Vogla si dhe Komunën e Prishtinës, me ç’rast do të kemi gërshetim të muzikës, artit dhe inovacionit”, tha Ardini.
Të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje, pjesëmarrja është pa pagesë dhe organizohet në rrugë, te kafet e vogla, te Qafa në Prishtinë.