Grupi legjendar i rokut “Gjurmët”, sot (12 qershor), do të mbajnë koncert pas tridhjetë vitesh në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:30. Të hollat e mbledhura nga ky koncert do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70 vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë.
Vlen të përmendim se grupi muzikor “Gjurmët” u formua në vitin 1980 dhe është i përbërë nga vokalisti i grupit, Migjen Kelmendi, në piano, Armando Gjini, vokalisti dhe kitaristi, Tomor Kurshumliu, në bateri, Petrit Riza dhe kitaristi, Bekim Dyla.