Në teatrin ‘Dodona’ në Prishtinë, nesër (12.06.19) do të shfaqet shfaqja ‘Tango’, nga Albana Muja me regji të Ekrem Sopit, duke filluar nga ora 19:30. Autorja e shfaqjes “Tango”, Albana Muja shtoi edhe disa fjalë për Radio KFOR-in në lidhje me këtë shfaqje:
“Kjo shfaqje rrëfen historinë e dy grave të dëshpëruara, të cilat tashmë ndodhën në një klinikë të pazakonshme. Aty ato rrëfejnë historitë e tyre, në një shoqëri paragjykuese dhe me plotë pengesa duke penguar të shpalosin aftësitë e tyre. Në shafqje lujanë Anisa Ismaili dhe Rabije Kryeziu. Muzika është bërë nga Memli Kelmendi. Skena nga Bujar Selimi, Shkumbin N. Miftari interpreton në fizarmonikë, ndërsa dizajni i dritave Skender Latifi”.
Kjo shfaqje është përkrahur nga ‘Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit’, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ndërsa bileta për të parë këtë shfaqje kushton 3 Euro.