Nesër (6 qershor), nga ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të bëhet hapja e ekspozitës “Freeling” e piktores, Lebibe Topalli-Shabani.
Ekspozita “Freeling”, paraqet një artiste që tregon guxim, vendosmëri, forcë dhe jo vetëm. Kjo ekspozitë shërben edhe për të treguar barazinë e gjithanshme ndërmjet gjinive, mashkull-femër/burrë-grua.
Ekspozita prej dhjetë pikturash të formateve të mëdha që do të ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të ejnë vazhdim i fushatës së saj senzibilizuese në lidhje me të drejtat e grave në shoqëri.