Nesër (6 qershor), nga ora 09:00, fillon ngjarja vjetore ‘Cycle Kosovo for Children’, e cila mbahet për herë të gjashtë, në mbështetje të misionit të organizatës humanitare ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.
Turneu me biçikleta, do të jetë 4 ditë, deri më datën 9 qershor. Në ditën e parë, tureu me biçikleta, do të zhvillohet në këto rrugë: Prishtinë – Ferizaj – Brod – Prevallë, gjer tek Hotel Sharri, në ditën e dytë turneu do të mbahet në: Prevallë- Prizren- Gjakovë- Valbonë, deri tek Hotel Gesta, në të tretën do të jetë në rrugët Valbonë – Junik – Gllogjan – Pejë, deri tek Hotel Dukagjin dhe në të katërtën ditë do të jetë në rrugët: Pejë – Mitrovicë – Batllavë – Prishtinë. Të interesuarit për këtë aktivitet apo që duan të jenë pjesë e këtij udhëtimit 4-ditor, duhet të paguajnë 35 Euro për maicë dhe ushqime gjatë turneut (snacks). Gjithashtu, pagesa prej 115 Eurove duhet të bëhet për ata të cilët dëshirojnë që të qëndrojë në hotele me pjesën tjetër të ekipit.
Fondet e mbledhura nga ky turne do të shkojnë për Klinikën e Neonatologjisë në Mitrovicë, për blerjen e shtretërve për foshnjet e lindura parakohe, në Spitalin e Mitrovicës.