Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të ndotjes së lumenjve me mbeturina të shumta, që janë duke shëmtuar resurset natyrore që ka vendi ynë. Prandaj, më 5 dhe 6 qershor, “Lets’do it Kosova”, në bashkëpunim me Lëvizjen Globale “River Cleanup” vazhdojnë me aktivitetet e tyre, për të pastruar gjithë Kosovën, kësaj radhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë dhe atë të Mirushës, të cilat janë pasuri shumë të mëdha të Kosovës.
Këto aktivitete po përkrahen edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen për shënimin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit’.
Mbledhja e vullnetarëve, më 5 Qershor, do të bëhet në ora 11:30, ndërsa më 6 Qershor në ora 9:00 tek Monumenti “New Born”.