Sot (29 maj) në Beograd, nga ora 19:00 do të hapet festivali “Mirëdita, dobar dan!”, qëllimi i të cilit është inicimi i ndryshimeve për të krijuar një traditë të bashkëpunimit dhe normalizimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, fillon me filmin “Nëntor i ftohtë” në regji të Ismet Sijarina, film i cili ka qenë i nominuar në festivale ndërkombëtare të filmit si dhe performanca artistike nga Shkumbina Tafila “Le të bëjmë dashuri”. Gjatë këtij festivali do të ketë edhe paraqitje të tjera, do të ketë debate dhe diskutime për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me serbët dhe shqiptarët.
Festivali në fjalë i tregon qartë publikut serb dhe atij kosovar, por edhe elitave politike, se barrierat dhe pengesat duhet të hiqen dhe të mos të krijohen të reja. Hyrja në të gjitha ngjarjet e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” që do të mbahen deri më 1 qershor, janë falas.